Pas turpërimit në Paris, Enrique gjen "fajtorin"
Shën Valentini ishte një ditë e mallkuar për Barcelonën që ka pësuar një humbje shokuese 4-0 nga PSG-ja. Pas sfidës Luis Enrique është shfaqur i nervozuar dhe pa fjalë.

"Ishte një ndeshje e tmerrshme. përgjegjësit janë të gjitha të miat. Kundërshtarët tanë ishin superior në të gjitha drejtimet, ata dominuan edhe në zotërimin e topit. Kanë fituar të gjitha duelet gjatë ndeshjes".

Më pas ai mbron skuadrën pas disfatës duke evidentuar dhe "përgjegjësin", raporton Albeu.

"Nuk mendoj se ka shumë gjëra për të shpjeguar. Këta lojtarë na kanë dhuruar shumë gëzime. Nuk duhet ta humbasim toruan, luajmë një sport që të ofron dhe shumë komplikacione. Lojtarët janë të njëjtë, përgjegjësia është e mia. Ishte mbrëmje e tmerrshme, duhet ta kalojmë", tha Enrique pas ndeshjes.

Shtuar më 15/02/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori