Pasi e shijoi sërish ndeshjen si titullar, shpërthen Pogba: S'jam mësuar të rri në stol
Mesfushshori francez Paul Pogba më në fund u rikthye titullarë në ndeshjen e Unitedit të cilën e fituan 2-0 ndaj Sëanseas. Pas ndeshje ai ka thënë se nuk mësuar të qëndrojë në stol, por as nuk ka vënë në dyshim skemat apo metodën e punës së trajnerit Jose Mourinho.

“E pranoj që nuk jam mësuar me stolin, pasi kurrë më parë nuk kam qenë i detyruar të qëndroj ulur dhe të shoh skuadrën duke luajtur. Por kjo situatë më ka bërë më të fortë, pasi këto ngjarje të bëjnë më të fortë dhe lufton më shumë për të ecur përpara”, tha francezi, që në lidhje me marrëdhenien që ka me Mourinho, shtoi: “Nuk kam probleme me të, Nuk jam unë ai që bën skuadrën. Pyesni atë se përse unë luaj kaq pak. Unë respektoj zgjedhjet e tij”.

“Është shumë shpejt për të folur për një largim nga Manchester United, por situata mund të ndryshojë. Unë dua të qëndroj, pjesa tjetër janë vetëm fantazi e mediave”, tha Paul Pogba.
Shtuar më 01/04/2018, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori