Pasi i talli, fati i Andi Lilës është në dorë të priftit të Janinës

Andi Lila nga dita e djeshme është rikthyer në skuadrën greke të Pas Janinës, por fati i tij mesa duket nuk është në dorën e drejtuesve dhe presidentit të skuadrës.

Falja e tij duhet të pranohet vetëm nga peshkopi i Janinës. Dje lojtari ka biseduar nga afër me drejtuesit e skuadrës dhe është rënë dakord që në ditët e ardhshme të ketë një takim me mitropolitin e Janinës, z. Maksimo, i cili do të vendosë nëse do të pranojë faljen e Lilës në emër të të gjithë të krishterëve apo jo.

Për momentin ende nuk dihet nëse ky i fundit do të pranojë, por fillimisht ai duhet të provojë se incidenti nuk ishte i qëllimshëm.

Portali pranë klubit të Pas Janinës "Super-fm.gr" shkruan që ende nuk dihet nëse mitropoliti do të pranojë faljen dhe takimin me Andi Lilën. Pas video-mesazhit, mbrojtësin e shqiptar e pret një periudhë e vështirë në Greqi, vend ku luan prej disa vitesh. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori