Pasi mësoi kundërshtarët në Ligën e Kombeve, Shqipëria mëson oraret e ndeshjeve
Kombëtarja shqiptare i mësoi dje emrat e ekipeve kundërshtare në Ligën C të Ligës së Kombeve për Botërorin 2022.

Kuqezinjtë përfunduan në Grupin 4 të Ligës C së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, në shortin e hedhur sonte në Amsterdam të Holandës.

Orari i ndeshjeve në Ligën e Kombeve:

E premte, 4 shtator: Bjellorusi vs Shqipëri (20:45)

E hënë, 7 shtator: Shqipëria vs Lituania (20:45)

E shtunë, 10 tetor: Kazakistani vs Shqipëria (15:00)

E enjte, 13 tetor: Lituania vs Shqipëria (20:45)

E enjte, 12 nëntor: Shqipëria vs Kazakistani (20:45)

E diel, 15 nëntor: Shqipëria vs Bjellorusia (15:00)

Ky mund të konsiderohet një short i favorshëm për Shqipërinë, e cila kishte paraqitje dëshpëruese në Ligën e Kombeve për Euro 2020.
Shtuar më 04/03/2020, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori