Pasi siguroi shërbimet e Haaland, Dortmund synon mesfushorin e Juventusit
Pasi transferoi një sulmues shumë të talentuar si Erling Halaand, Borussia e Dortmundit synon të përforcohet në repartin e mesfushës.

Emri kryesor në listën e klubit verdhezi është ai i Emre Can, i cili te Juventusi asnjëherë nuk ka arritur të marrë një rol protagonisti dhe me uljen e Sarrit në stol më tepër ka qenë jashtë formacionit.

Turko-gjermani kryeson listën e lojtarëve që do të largohen nga bardhezinjtë, ndërkohë që për të ka treguar interes edhe Evertoni, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Tashmë pritet lëvizja e drejtuesve të Dortmundit, të cilët duan patjetër rikthimin në Bundesligë të mesfushorit.
Shtuar më 22/01/2020, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori