E FUNDIT/ Aksident në Tiranë, makina plagos këmbësorin
Pas 25 vitesh betejë me tumorin, shuhet ish-mbrojtësi i Interit
Alberto Rivolta vuante prej 25 vitesh dhe sot ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ish-mbrojtësi ishte pjesë e Interit në titullin e fituar me Giovani Trapattonin në stol gjatë sezonit 1988-1989.

Rivolta vdiq në Monza në moshën 51-vjeçare, teksa vuante prej kohësh nga një tumor shumë i rrallë i sistemit nervor, që e kishte detyruar të ecte me karrocë me rrota.

"Interi vajton humbjen e Alberto Rivoltës", shkruhet në komunikatën e klubit të Interit. Italiani tregoi kurajo të madhe dhe luftoi për 25 vite rresht më sëmundjen e keqe, por në fund ajo e mposhti përfundimisht.
Shtuar më 03/11/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori