Pastore thërret CR7 dhe Mou-n
Të kërkuar prej kohësh nga Paris Saint Germain për sezonin e ardhshëm, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho do të pritshin krahëhapur në kryeqytetin francez. Këtë e konfirmon edhe mesfushori argjentinas Javier Patore në një intervistë për "Cadena Cope".

"Ka shumë zëra të nxjerrë nga mediat por jemi mirë me Ancelottin. Gjithësesi do të ishte një këanqësi ti kishim këtu. Janë dy persona shumë specialë. Nuk jemi në nivelin e Barcelonës dhe Real Madrid, jemi një skuadër e vogël por me një projekt për tu shndërruar në një klub të madh", deklaroi Pastore.

Në lidhje me shokun e skuadrës Zlatan Ibrahimoviç, ish lojtari i Palermos u shpreh: "Është fitues dhe gjithmonë i gatshëm të motivojë shokët. Në Argjentinë do të quhej "Loco Ibrahimoviç" (Ibrahimoviç i çmendur)", përfundoi Javier Pastore. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori