Pasuesi i Ramsey vjen nga Bundesliga
Mesufshori 25-vjeçar i Hoffenheim dhe i kombëtares gjermane Kerem Demirbay mund të jetë zëvendësuesi i Aaron Ramsey te skuadra e Arsenal. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja gjermane "Bild", që shprehet se drejtuesit e Arsenal kanë kontaktuar 25-vjeçarin gjerman.

Demirbay ka një klauzolë me vlerën e 22 milionë stërlinave, shumë e cila do të paguhet nga "topçinjtë" për të siguruar shërbimet e talentin gjerman. Sipas "Bild", palët kanë kryer një takim paraprak me menaxherin e lojtarit, duke marrë përgjigje pozitive për këtë transferim.

Mesfushori luan me skuadrën e Hoffenheim që prej vitit 2016, ku në 63 ndeshje ka realizuar 12 gola. Një lojtar që konsidertohet i përkryer për të zëvendësuar Ramsey, që në fund të këtij sezoni do të transferohet te Juventusi. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori