Pati kontakt me Djokovic, infektohet me koronavirus edhe ylli i NBA
Ylli i Denver Nuggets dhe All-Star i NBA, Nikola Jokic, ka rezultuar pozitivtestin për virusin Covid-19 dhe tani është duke u vetëizoluar në vendlindjen e tij, Serbi, duke e shtyrë kështu edhe më shumë kthimin në SHBA.

Nikola Jokic supozohej të kthehet në Denver së shpejti, para se skuadra e tij të niset për në kompleksin e Dinseyt për rinisjen e sezonit të NBA muajin e ardhshëm.

Rezultati për testin e Jokicit ishte raportuar të martën, në të njëjtën ditë kur edhe një tjetër sportist serb, Novak Djokovic, kishte rezultuar pozitiv.

Djokovic ishte tenisti i katërt që rezultoi pozitiv pas turneut të organizuar në Serbi dhe Kroaci nga vetë ai.

Jokic kishte marrë pjesë në atë turne që Djokovic e kishte organizuar, duke patur edhe kontakt me tenistin më të mirë në botë.
Shtuar më 24/06/2020, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori