Pato: Baloteli, lojtar i madh
Albeu.com
Sulmeusi i Milanit Aleksandro Pato ka deklaruar se Interi duhet të shikoj prapa shpinës sepse Milani po vjen duke shtuar se Balotelli është arsyeja pse do të shkonte ta shikont ndeshjen Inter vs Chelsea.Interi mposhti të mërkurën 2-1 Chelsean në San Siro, dhe i pyetur se a do ta zëvëndësonte Serien A në mënyrë që Interit t’ia jap Ligën e Kampionëve, ai u shpreh:

“ JO, nuk do ta bëja. Unë shikoj vetveten. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe ti fitojmë ndeshjet.”
Më pas Pato lavdëroi Balotellin.
“ Ai është ekstraordiner. Unë do të shkoja ta shikoja ndeshjen Inter vs Chelsea për arsye se luan Mario Balotelli. Por ja që nuk shkova, sepse më pas gjithçka zmadhohet.”
Për citimet e sezonit të bëra nga Mourinho se Milani ka filluar një Calciopoli të ri Pato u shpreh:
“ Secili njeri e ka mënyrën e vet të të shprehurit.”
Shtuar më 27/02/2010, ora 00:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori