Pato dedikim pasionant të dashurës së re (FOTO-LAJM)

Alesandre Patos është përfolur prej disa javësh në mediat rozë për një lidhje të fshehtë që ai kishte me bukuroshen Danielle Knudson.

Por tashmë çifit e kanë bërë publike lidhjen e tyre ku kanë postuar foto të shumta nga pushimet e tyre së bashku.

Pato bashkë me modelen Danielle Knudson duken shumë të lumtur dhe të dashuruar më njëri tjetrin, madje ish-futbollisti i Milanit nuk heziton të bëhet edhe romantik duke shkruar ca vargje romantike për të dashurën e tij të re.

Në njërën prej fotove, Pato ka shënuar një dedikim special për partneren e tij të re.

“Zemrat tona janë si gur zjarri. Kur goditen me njëri-tjetrin, ndiejnë dashuri. Shkëndijat fluturojnë dhe ndezin trupat tanë. Kur përplasen, ndezim botën”. /albeu.com/


Shtuar më 11/06/2018, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori