Pato: Del Pieron e marr shembull
Pato
Ndërsa Milan dhe Juventus po bëjnë përgatitjet e fundit për takimin e nesërm, futbollisti më i rrezikshëm te kuq e zinjtë, Alexandre Pato, ka deklaruar për Tuttosport, se idhulli i tij është, Alessandro Del Piero.

“Del Piero është një prej futbollistëve të mi më të mëdhenj. Unë gjithmonë e kam pasur në ekip kur luaja në Playstation si i vogël. Ai është shembull për t’u ndjekur, ndërsa ai ka bërë aq shumë për Juventusin, Italinë dhe botën e futbollit. Ai është sikur Ronaldo (origjinali) dhe Paolo Maldini”, deklaroi Pato.
Shtuar më 04/03/2011, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori