Pato, optimisti i Milanit
Albeu.com
Alexandre Rodrigues da Silva, i njohur si Pato, është optimist për të ardhmen e Milanit. Në një intervistë dhënë për të përditshmen italiane, Gazzetta dello Sport, sulmuesi Rossoner është treguar i gatshëm për nismën e një viti me ...... plot optimizëm, pas një sezoni që e përshkoi me lëndime dhe me ndarjen nga bashkëshortja.

“Stafi teknik është i shkëlqyeshëm, trajneri Allegri më pëlqen. Metoda e punës është zbavitëse. Është paksa lodhëse, por kjo periudhë është e tillë”, tha ai. Sa i përket Ronaldinhos, Pato thotë se ish-futbollisti i Barcelonës mund të kontribuojë ende për Milanin. Sulmuesi brazilian nuk mendon se Inter është më i fortë sesa Rossonerët. “Po gaboheni. Nëse keni 100 euro, mund të vini bast lirisht për Milanin”, shtoi ai. Sulmuesi brazilian thotë se ndihet i sigurt në kapacitetin e tij. Nëse funksion Milani si skuadër, mendon ai, do të funksionojë edhe Pato. Përpos Milanit, 20-vjeçari po mendon edhe për rikthimin në Kombëtare.
Shtuar më 26/07/2010, ora 18:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori