Paul Ince: City më i fortë se United
Legjenda e Manchester United, Paul Ince, mendon se Manchester City tani është një nivel më lartë se rivalët e tyre.

Sipas raportimeve të "calciomercato.it", Ince ka thënë: “Urrej ta them por Manchester City është më i fuqishëm për momentin. Në fillim të sezonit, United ishte në një formë drithëruese, vërtet luante një futboll shumë të mirë. Ata duket se kanë humbur ca, por Man City duket se ka ecur përpara”.

“I kam parë ata kundër Villarrealit, që kurrë nuk është një vend i lehtë për të udhëtuar, dhe ata absolutisht i dërmuan ata. Ju krahasojeni këtë me Manchester United që vuajti kundër Otelul Galati dhe Manchester City që përfundimisht është ngritur më lart për momentin”, ka deklaruar Ince. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori