Paul Pogba nuk e sheh të ardhmen tek Manchester Unitedit
Pëlqej
Paul Pogba nuk është i përkushtuar për një marrëveshje afatgjate me Manchester United dhe thotë se gjithashtu nuk e ka për detyre që të jetë “shok i mirë” me Jose Mourinhon.

Sezoni i dytë i Pogbas në Premier League ishte paksa i ndryshueshëm, me Mourinhon që publikisht e kishte larguar disa herë jashtë formacionit startues dhe duke e zëvendësuar shpesh në shumë ndeshje.

“Ne nuk jemi të sigurt për asgjë edhe pse kemi kontrata”, ka thënë ai kur është pyetur për pozitën e tij në United.

“Kurrë nuk shikojë për të ardhmen. Kjo gjë varet edhe me klubin, si funksionojnë gjërat. Jam rritur me një baba dhe nënë që janë tifozë të Marseilles. Paris (PSG) kurrë në të vërtetë nuk ishte pjesë e jetës sime të përditshme. Por, më vonë, po pse mos të luaj për skuadrën nga Parc des Princes? Kanë një fushë dhe stadium të mirë”, është shprehur Pogba. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori