Paul Pogba tregon arsyet pse Messi është special
Pëlqej
Mesfushori i Manchester Unitedt, Paul Pogba, ka komentuar talentin e Lionel Messi duke e cilësuar shumë special. Më pas francezi ka thënë se dhe nga kush futbollistë të mëparshëm nga mësuar.

“Hera e parë që isha me atë ishte në finalen e Ligës së Kampionëve (Juventus – Barcelona në vitin 2015), ai ishte shumë i vogël”.

Messi dhe futbolli janë dy gjëra që shkojnë bashkë. Kënaqem teksa e shikoj atë, ai bën gjëra që askush tjetër nuk mundet”.

“Ai ka një shtat që askush nuk e ka, diçka speciale për atë, tek ai çdo gjë është speciale. Ai është lojtar që ka futbollin brenda tij, që e ndjen, është i pabesueshëm”.

“Kur isha i vogël shikoja Zidanen, Ronalhinhon, Ronaldon, Messin. Kisha video te Maradonas, Peles, Kakas dhe shumë lojtarëve”.

“Doja të kisha gjitha virtytet e këtyre lojtarëve. Tani, i shikoj lojtarët si Iniesta, Yaya Toure, De Bruyne, Modric”, ka thënë Pogba për TyC Sports. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori