Paulinho tregon si e bindi Messi të bashkohej me Barcelonën
Paulinho ka zbuluar se Lionel Messi e ka pyetur atë nëse dëshiron të transferohet te Barcelona dhe kjo në fund e bindi të pranojë ofertën e spanjollëve.

E gjitha kjo teksa braziliani ishte duke u bërë gati të ekzekutojë gjuajtjen e lirë në miqësoren mes Brazilit dhe Argjentinës këtë verë.

Dyshja në këtë takim ishin kundërshtarë dhe në fund fitoi Messi, por muaj më vonë ata u bënë bashkëlojtarë pasi Paulinho kaloi nga Guangzhou Evergrande te Barcelona dhe për këtë mesfushori tha:

“Isha duke u bërë gati të ekzekutoja një gjuajte të lirë në takimin mes Brazilit dhe Argjentinës. Papritmas, e pash Messin duke më ardhur nga mbrapa dhe pastaj më tha: ‘Do shkosh te Barcelona apo jo?’, unë ia ktheva ‘nëse do të më marrësh atje, mundesh. Do shkoj”, ka thënë Paulinho për El Periodico.

“Pas kësaj ishte nervoz dhe i thash Willianit të merr gjuajtjen e lirë”.

“Në fund të takimit kemi ndërruar fanellat me Messin. Ai nuk më la të bëja gjuajtën e lirë, por tani jam këtu”. shtoi për fund braziliani.

Edhe pse për transferimin e 29-vjeçarit kishte shumë dyshime, ai ia ka dal të përshtatet mirë te katalunasit.

Paulinho në të kaluarën ishte pjesë edhe e Tottenhamit, por nuk tregoi paraqitje shumë të mira. / albeu.com /
Shtuar më 01/10/2017, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori