Paulo Dybala, objektivi kryesor i Barcelonës
Pas spekulimeve rreth Pogba dhe Morata-s, te Juventusi po përgatiten për një tjetër telenovelë të merkatos.

Bëhet fjalë për Paulo Dybala. Nga Spanja kanë nisur zërat se Barcelona është tepër e interesuar për talentin e kampionëve të Serie A. E përditshmja katalane "Sport" përdorte titullin e madh: "Dybala, objektivi i madh për merkaton e verës". Vëmendja e madhe e krijuar rreth yllit argjentinas nuk përbën më lajm, por fakti që Barça ka nisur interesimin për Dybala i shqetëson tifozët bardhezi.

Te Juventusi nuk kanë ndërmend ta shesin sulmuesin, megjithatë gjithçka do të varet nga oferta financiare. Për momentin shifrat nuk janë tunduese për kualitetin e 22-vjeçarit dhe potencialit që ai të vijojë të rritet si futbollisit.

Për momentin vlerësimi në merkato për Dybala-n është rreth 60 milionë euro, një shifër që në Torino nuk e marrin në konsideratë, duke llogaritur 32 milionë eurot plus shpërblimet e shpenzuara për afrimin e lojtarit.

Në opnion sulmuesi cilësohet një Messi i ri. Kjo lidhet edhe me prezencën e drejtorit sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez, që ndoqi nga afër sfidën me Romën. Përshtypjet e lëna nga Paolo Dybala në atë përballje ishin mjaft të mira, jo vetëm për golin vendimtar të shënuar, por edhe prej mënyrës së tij të lojës. Kjo e ka bërë argjentinasin objektivin kryesor të katalanëvë të Luis Enrique në merkaton e verës. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori