Paulo Dybala si Messi, ja statistika që i afron dy argjentinasit
Paulo Dybala si Messi, ja statistika që i afron dy argjentinasit
Është më ndryshe. Më i maturuar dhe më vendimtar. Paulo Dybala më në fund këtë sezon ka mundur që t’i bindë të gjithë.

Atje ku luan bën diferencën. Kur flet di gjithmonë se çfarë të thotë. Si një kapiten më shumë, me apo fashën, pret që të mbërrijë momenti që të ngjisë hiearkinë e senatorëve. Një gjë të tillë e ka demonstruar edhe në këtë periudhë të rinisjes së futbollit. Mes më të kritikuarve ndaj Milanit, ku gaboi penalltinë e parë, ai reagoi si kampion në duelin pasardhës kundër Bolognës.

Në një nga aksionet e tij tipike, ylli argjentinas arriti që të shënonte një gol shumë të bukur duke e dërguar topin në trekëndësh. Një sezon më parë vendosi të qëndronte me çdo kusht në Torino, duke refuzuar ofertat e Manchester United, Tottenham dhe PSG. Për Juventusin, është si një bekim, të paktën për momentin në fushën e lojës.

Ndalim dhe goditje me të majtën, një koordinim perfekt. “Corriere delloio Sport” e ka krahasuar me veprimet e Lionel Messit, duke vendosur në krahasim cilësitë e tyre. Duke marrë në konsideratë statistikat nga viti 2015, vetëm “Pleshti” ka shënuar më shumë gola se Dybala. Ai ka shënuar mbi 20 gola nga jashtë zone, duke arritur një statistikë impresionuese, me 1 nga 3 golat e shënuar nga jashtë zone nga 65 në total në Seria A.
Shtuar më 24/06/2020, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori