Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Paulo Dybala, zgjedhja e parë e Mancinit
E ardhmja e Paulo Dybala vazhdon të mbetet një enigmë edhe pse për talentin argjentinas interesohen disa nga klubet më të rëndësishme në Itali dhe jo vetëm. Juventusi qëndron në pole-position për të marrë shërbimet e 21-vjeçarit argjentinas, por në orët e fundit në garë për Dybalan ka hyrë fuqishëm edhe Interi.

Argjentinasi është zgjedhja e parë e Roberto Mancinit për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij dhe zikaltërit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të bindur presidentin e Palermos Maurizzio Zamparini që të lejojë tranferimin e 21-vjeçarit në Milano gjatë verës.

Projekti i Interit duket se ka bindur sulmuesin amerikano-jugor i cili ka vendosur që të ndërrojë skuadër por duke qëndruar në Serie A.

Zamparini nuk bën skonto dhe kërkon 40 milionë për Dybalan shifër kjo e papërballueshme për arkat e Interit dhe te ky fakt qëndron problemi më i madh që ky operacion merkatoje të realizohet me sukses.

Gjithsesi presidenti i zikaltërve Erick Thohir ka vendosur të bëjë një sforco për të kënaqur Mancinin dhe është gati të nisë personalisht bisedimet me numrin 1 të klubit sicilijan Zamparini. Interi synon ti ofrojë Palermos rreth 30 milionë euro edhe pse për ta ulur disi këtë shifër dëshiron të përfshijë në marrveshje disa futbollistë të rinj në moshë si Puscas, Bardi apo Camara, të cilët do ti bashkosheshin Palermos për ti hapur rrugët e kalimit në Milano Paulo Dybalas. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori