Pavarësisht se deklaroi tërheqjen, Khabib testohet për doping për herë të 47-të
khabib
Pavarësisht se rusi Khabib Nurmagomedov deklaroi tërheqjen nga sporti i arteve marciale mikse një muaj më parë, pas fitores ndaj Justin Gaethje në eventin UFC-254, ai vijon të jetë nën monitorimin e WADA-s (Agjendia Ndërkombëtare Antidoping).

Sipas një postimi në rrjetet sociale të rusit, ai ka patur si "mysafirë" agjentët e WADA-s, që e kanë testuar për përdorim të substancave të ndaluara.

Sipas Khabib, kjo është hera e 47-të që testohet nga WADA që prej vitit 2015.

Khabib Nurmagomedov e mbylli karrierën e tij me rekordin 29 fitore, 0 humbje.

Gjithsesi, ky testim tregon se Khabib ndoshta nuk është tërhequr përfundimisht dhe mund të rikthehet në kafaz për një duel të fundit vitin tjetër. Ai mban ende titullin kampion bote në peshën e lehtë.

Shtuar më 16/11/2020, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori