Pavarësisht se ishte titullar i padiskutueshëm, lojtari sërish prish kontratën me Kamzën
Skuadra e Kamzes do ta nise kete pjesë te dytë të sezonit me largime në prapavijë. Ivan Fustar ka prishur kontraten me klubin e periferisë së kryeqytetit, duke ndërprerë kështu rrugëtimin e tij në kampionatin shqipëtar. Partizani është një ndër skuadrat vendase që ka kërkuar të sigurojë shërbimet e futbollistit por mesa duket 15- herë kampionët nuk kanë arritur ta joshin lojtarin.

28-vjecari do të vendoset në një tjeter kontinent, atë të Azisë ku ka nënshkruar marrëveshjen me klubin Balestier Khalsa. Akordi me skuadren nga Singapori nuk ka qene aspak i vështirë për kroatin , të cilit nuk i është dashur të paguajë asnjë detyrim financiar ndaj Kamzës. Mendohet se pagesa është një ndër faktorët kryesorë që kanë bindur lojtarin. Mbetet për tu parë se kujt do t’i besoje pozicionin e tij të lojës trajneri Ramadan Ndreu, që duhet thënë se ka ngritur një ekip që jep siguri dhe rezultat në fushën e blertë.

Fustar ka luajtur tek Kamza si titullar në 12 ndeshje të këtij fillim sezoni, ku ka bërë paraqitje të kënaqshme pavarësisht se i ka munguar goli./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori