Pazzini në Inter
Skuadrat e Serie A, Inter dhe Sampdoria janë marrë vesh për kalimin e golashënuesit Giampaolo Pazzini në “San Siro”, ndërsa firma që do të përfundojë operacionin do të hidhet nesër, raportoi rrjeti informativ Mediaset sonte.

Të dy klubet kanë rënë dakord për 12 milionë eurove, plus kartonin e francezit Biabiany dhe të riut Kaldirola, që do të kalojë në “Marassi” pas gjashtë muajsh, kur të përfundojë huazimi i tij aktual tek Twente.

Kontrata do të jetë për katër vjetë e gjysmë dhe Pazzini mund të luajë me zikaltërit që në ndeshjen e radhës përballë Palermos. Vlera reale e këtij transferi llogaritet të jetë rreth 24 milionë euro, pasi Biabiany dhe Caldirola së bashku vlejnë 12 milionë euro.
Shtuar më 27/01/2011, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori