Pazzini, Strama: Shpresoj të mos shënojë shumë gola
Ka patur shumë pyetje të gazetarëve drejtuar trajnerit të Inter Andrea Stramaccioni në lidhje me tripletën që ish interisti Giampaolo Pazzini shënoi të shtunën në mbrëmje me fanellën e Milan në sfidën kundër Bolonjës. Tekniku zikaltër, dukshëm i mërzitur nga humbja në shtëpi me Romën, pati durimin ti kthente përgjigje mediave të pranishme.

"Unë jam sjellë gjithmonë mirë me të dhe e njëjta vlen edhe për lojtarin. Në çdo rast, shpresojmë të mos shënojë shumë gola. Nuk e them për të por për faktin se ai vesh fanellën e Milan", deklaroi trajneri i Inter, Andrea Stramaccioni, i cili nuk e përfshiu Pazzinin në planet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori