Pazzini te Juve, Quagliarella te Inter
Giampaolo Pazzini (Inter)
Pazzini-Juventus: një martesë që do të realizohet, por jo tani. Sipas asaj që raporton "Sky Sport 24", sulmuesi 28-vjeçar italian do të lerë me 99% mundësi Interin dhe kjo vetëm për t'iu bashkuar kampionëve të Italisë.

Ofertat për të janë të shumta, madje edhe nga jashtë por Giampaolo Pazzini dëshiron të qëndrojë në Itali dhe është gati për një vend titullari te bardhezinjtë.

Në tratativa mund të përfshihet Fabio Quagliarella që pëlqehet shumë nga trajneri i Inter, Andrea Stramaccioni. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2012, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori