Pedro: Ja kush më bindi të mos shkoja te United
Pedro Rodriguez ka folur edhe një herë rreth zgjedhjes së Chelsea, para Manchester United, kur vendosi të largohej nga Barcelona.

Spanjolli tha se ishte portieri Valdes, që e bindi ër të marrë atë vendim. Valdes ishte pjesë e United sezonin e kaluar, ndërkohë që stërvitej edhe me ekipin e të rinjve.

“Ai më tha se ishte një klub i madh me tifozë të jashtëzakonshëm, dhe problemi i vetëm është trajneri”, tha Pedro për gazetën "Marca", duke treguar arsyen pse zgjodhi Chelsean para United./ Albeu.com/
Shtuar më 03/09/2015, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori