Pedro pranë largimit nga Chelsea, e pret klubi legjendar turk
Pedro Rodriguez është gjithnjë e më pranë largimit nga Chelsea.

Sulmuesi spanjoll i cili po gjen pak hapësira në këtë sezon për shkak edhe se trajneri Lampard u ka dhënë përparësi lojtarëve të rinj në moshë si Mount, Pulisic, Hudson-Odoi e Abraham, do të largohet që në janar edhe pse kontrata me Blutë e Londrës i skadon në verë.

Ish-lojtari i Barcelonës me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën në Turqi pasi Fenerbahce e kërkon me ngulm.

Për 32-vjeçarin gjatë verës u interesuan tre skuadrat big të Serie A, Juventus, Inter dhe Milan, por në atë periudhë Pedro preferoi të luante shanset e tij te Chelsea ndërsa tashmë po pret me padurim janarin për të marrë rrugën drejt Stambollit, aty ku e pret Fenerbahce.
Shtuar më 07/11/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori