Pedro Rodriguez te Juventus?
Pëlqej
Pak i përdorur nga Luis Enrique këtë fillim-sezoni, sulmuesi i Barcelonës Pedro Rodriguez mund të jetë objektivi i rradhës për merkaton e Juventusit në janar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle "AS", duke vënë në dukje interesimin e madh të kampionëve të Italisë për spanjollin, i cili duket i pakënaqur nga minutazhi i paktë me katalanasit.

Ndryshe nga Juan Mata i Manchester United, Pedro mund të ketë një çmim më të përballueshëm për arkat e Juventusit, duke patur parasysh edhe kalimin e mundshëm në 1/8-at e Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori