Peirsol, rekord bote ne 200 metra not ne shpine
Albeu.com
Kampioni i pesëfishtë olimpik Aaron Peirsol, ka shënuar rekord të ri botëror në notin e 200 metrave në disiplinën not në shpinë. Ai në kampionatin amerikan i cili përfundoi në Indianopolis 200 metra në shpinë i përshkoi me kohën 1 minutë ...... 53 sekonda e 8 të qindtat, me çka për 86 të qindtat e përmirësoi rekordin e bashkëkombësit të tij Ryan Lohte të shënuar në Lojërat Olimpike në Pekin. Për notuesin amerikan Peirsol, ky është rekordi i dytë të cilën është duke e shënuar në eliminatoret amerikane për Kampionatin Botëror të notit, i cili do të zhvillohet në Romë. Ai rekord të botës shënoi edhe tre ditë më parë në 100 metra not në shpinë edhe atë me kohën 51.94 sekonda.
Shtuar më 12/07/2009, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori