Nëse ke në skuadër një futbollistë si Pero Pejiç je i destinuar për të luftuar për titullin kampion. Kjo mesa duket po ndodh në këtë
sezon me Kukësi, që i gëzohet golave të bomberit kroat.
Rasti më i fundit ishte i “Loro Boricit”, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje të lirë. Një sulmues që i di të gjitha mënyrat për të shkuar të goli, me kokë, me këmbë, me aksione të shpejta, apo goditje standarde.
Pejic ndaj Vllaznisë realizoi të 12-in në këtë
sezon dhe c’është më e rëndësishmja golat e tij gjithmonë e tij i kanë vlejtur pikë
Kukësit. Kur ai shënon, formacioni i
Gjokës nuk di të humbasë.
Të 12 golat janë shënuar në 9 takime, pra në 3 raste ka sigluar dygolësh, ndaj Teutës, Vllaznisë dhe Skënderbeut. Skuadra e
Gjokës 21 nga 39 pikët e grumbulluara gjithsej i ka falë Pejicit, që me të drejtë mbetet kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”.
Shtuar më 28/01/2017,
ora 14:56