"Pekin 2008" - Atletikë
Albeu.com
Kenenise Bekele pas triumfit në garën 10 mijë metra fitoi edhe në vrapin në 5 mijë metra, ndërsa stafeta amerikane 4 herë nga 100 metra në konkurencë të femrave dhe të meshkujve arriti deri te medalja e artë.Stafeta amerikane në garën 4 herë nga 400 metra në konkurencë të meshkujve mori medaljen e artë olimpike, duke trimfuar me kohën prej 2 minuta 55 sekonda dhe 39 të qinta, kështu duke thyer rekordin olimpik në këtë disciplinë. Në vend të dytë u ndalën atletët nga Bahamet kurse të tretët ishin atletët rus.

//////////

Edhe në konkurencë të femrave, në pot ë njejtën disciplinë stafeta amerikane ishte më e suksesshmja. Ata me kohën 3 minuta 18 sekonda dhe 54 të qinta arritën deri te medalja e artë duke lënë pas tyre stafeten ruse. Në vend të tretë u ndal stafeta xhamajkane.

/////////

Në disciplinën 5000 metra vrap, në konkurencë të meshkujve medalje të artë olimpike, me record të ri olimpik mori atleti nga Etiopia, Kenenise Bekele. Ai me kohë prej 12 minuta, 57 sekonda dhe 82 të qinta ishte më I shpejtë se sa Eluid Kipçoge nga Kenia I cili u ndal në vend të dytë. I treti ishte atleti tjetër nga Kenia, Çeryot Soi.

////////////

Nancy Lagat nga Kenia, në disciplinën 1500 metra vrap, në konkurencë të femrave arriti të mer medaljen e artë. Ajo këtë disciplinë e kaloi me kohën prej 4 minuta, 0 sekonda dhe 23 të qinta. Pas saj në vend të dytë dhe të tretë u renditën atletet nga Ukraina, Irina Lyshinska dhe Natalia Tobiash.

//////////

Në garën e 800m vrap, në konkurencë të meshkujve, kampion I ri olimpik është Uilfred Bungei nga Kenia duke kaluar këtë distancë me kohë prej 1 minutë, 44 sekonda dhe 65 të qinta. Medalja e argjend I takoi atletit nga Sudani, Ahmed Ismail, ndërsa ajo e bronztë kenianit Kirva Jego

/////////

Kampione e re olimpike në diciplinën kërcim për së larti, në konkurencë të femrave është atletja belge, Tia Hellebaut. Ajo këceu lartësinë prej 2 metra e 5 centimetra. Favoritja kryesore, kroatja Blanka Vlashiq u ndal në pozitën e dytë po me të njejtën lartësi por me një tentim më tepër. Medalja e bronztë I takoi ruses Ana Çiçerova.

Mensur SAITI, alsat
Shtuar më 24/08/2008, ora 16:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori