Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Pekin 2008 – Rekorde
Albeu.com
Xhamajkani Usain Bolt është njeriu më i shpejtë në botë. Në "garën e shekullit" siç u quajt ajo në 100m, ai mori fitoren duke kaluar këtë distancë për 9.69 sekonda, që është koha më e shpejtë në historinë e këtij sporti.Xhamajkani Usain Bolt është njeriu më i shpejtë në botë. Në "garën e shekullit" siç u quajt ajo në 100m, ai mori fitoren duke kaluar këtë distancë për 9.69 sekonda, që është koha më e shpejtë në historinë e këtij sporti. Në vend të dytë u radhit atleti nga Trinidadi dhe Tobago, Riçard Thomson, ndërsa i treti ishte amerikani Walter Diks.

Amerikani, Majkëll Felps po shënon fletë të re në historinë e Lojërave Olimpike. Të shtunën ai fitoi medaljen e artë në garën e 100 m still flutur, duke shënuar kështu edhe rekord të ri olimpik, me kohë prej 50 sekonda dhe 58 të qindtat dhe për 1 të qindtë ishte më i shpejtë se serbi Milorad Çaviq. Tani ai barazoi rekordin e bashkëpatriotit të tij Mark Shpitz me 7 medalje të arta. Të dielën në stafetë 4X100m, nëse merr fitoren ai mund ta thyen këtë rekord.

Notuesja nga Britania e Madhe Rebeka Adlington, mori medaljen e artë dhe they rekordin më të vjetër botëror në garën e 800 metrave not i lirë.Ajo këtë garë e përfundoi me kohë prej 8 minuta, 14 sekonda dhe 10 të qindtat, që ishte për 2 sekonda më shpejtë se sa rekordi i mëparshëm i vënë nga amerikanja Xhanet Evans në vitin 1989.

Kristi Koventri nga Zimbabve mori medaljen e artë në disiplinën 200 metra not në shpinë, duke vënë rekord të ri botëror me kohë prej 2 minutave, 5 sekondave dhe 24 të qindtave, duke lënë pas saj amerikanen Margaret Hoelcer.

Në garën më të shkurt, 50m not të lirë, braziliani Cesar Kielo Filho me kohë prej 21 sekonda dhe 30 të qindtat mori medaljen e artë duke vënë rekord të ri olimpik. Pas tij u renditën notuesit nga Franca, Amari Levo dhe Alen Bernar. (Mensur SAITI, alsat)
Shtuar më 17/08/2008, ora 04:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori