Pele i thur elozhe Barcelones
Legjenda braziliane Pele
I konsideruar nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e futbollit, Pele dha një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, me rastin e marrjes së detyrës së tij, si ambasador në Kupën e Botës “Brazil 2014”.

I pyetur në lidhje me modelin e lojës së futbollit në të ardhmen, Pele tha se ajo cka ka paraqitur Pep Guardiola dhe Barcelona e tij është rruga përpara.

“Njerëzit duan ta shohin futboll si një spektakël. Unë shpresoj që baza e të ardhmes së futbollit është klubi, që imponohet në teknikën fizike. Për shembull, sot Gjermania është shumë teknike. Cështja është për të drejtuar topin, jo lojtarët. Dhe në qoftë se ndodh kjo, atëherë ekipi është shumë mirë i organizuar. Ky klub sot është Barcelona, si dikur Santosi im", perfundoi Pele. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2012, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori