Pele lë spitalin, vjen urimi i veçantë Maradona
Legjenda braziliane Pele u shtrua pak ditë më parë në spital duke tronditur të gjithë njerzit e futbollit.

Por ai tashmë ka lënë spitalin duke u kthyer në shtëpinë e tij në Brazil.

Ndërkohë mes shume mesazheve, Pele ka marrë edhe mesazhin e Maradonës. Argjentinasi ka zgjedhur një foto të shkrepur 40-vjet më parë për të uruar 78-vjeçarin. "Kjo foto ka mbushur 40 vite. Ishte në Rio De Zhaneiro, kur u njohëm personalisht. Sa të rinj ishim. Të uroj një shërim të shpejtë Mbreti Pele, forca", ishte mesazhi i cili shoqëronte foton e Maradonës.
Shtuar më 10/04/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori