Pele mbështet Tottenhamin
Pele (Reuters)
Pele i ka dalë në mbështetje kandidaturës së Tottenhamit për të fituar të drejtën të zhvendoset në stadiumin Olimpik të Anglisë pas Lojërave Olimpike Londra 2012.

Në një letër, e cila “Sky Sports News” i ka rënë në dorë, braziliani i madh i ka shkruar kompanisë së “Trashëgimisë së Parkut Olimpik” duke shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Tottenhamit për të marrë në kontroll stadiumin e Stratfordit pas mbarimit të Lojërave Olimpike.

Tottenhami dhe West Hami janë në garë për të marrë kontrollin e stadiumit të Stratforshire, dhe kompania përgjegjëse për dhënien e të drejtës ka marrë kandidaturat përfundimtare të të dy palëve të premten në mëngjes, para se të japë vendimin përfundimtar të tyre javën që vjen.

Por, Pele i ka dhënë një shtysë kandidaturës së “Spursëve”, duke u thënë organizatorëve të Olimpikut se ai e mbështet synimin e klubit për të krijuar një terren dedikuar vetëm futbollit, gjë që do të siguronte një “stadium të madhërishëm”.
Shtuar më 22/01/2011, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori