Pele: Neymar ka stilin e Messit jo të Ronaldos
Neymar është më shumë si ikona e Barcelonës, Lionel Messi, sesa si superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, sipas legjendës braziliane, Pele.

Neymar kaloi katër sezone duke luajtur me Messin në “Camp Nou” para se t’i bashkohej Paris Saint-Germainit në verën e 2017-s.

Pele beson se bashkatdhetari i tij ka stilin e Messit sesa Ronaldos, duke thënë se ai përfshihet më shumë në ndërtimin e aksioneve sesa në brenda zonës.

Neymar është krahasuar me Cristiano Ronaldon. Por, unë kam thënë disa herë, u ka thënë miqve në Evropë, kam dhënë intervista... Cristiano është lojtar i shkëlqyer, ai mund të jetë si Vava ynë, Coutinho jonë, vrastar”, ka thënë Pele për ESPN.

Neymar është më shumë i stilit të Messit, lojtar që ndërton lojën por edhe shënon gola”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori