Pele: Pas 7-1 kundër Gjermanisë më ofruan pankinën
Pëlqej
Rikthehet të flasë Pele. Legjenda e futbollit botëror zbulon edhe një prapaskenë interesante pas disfatës së thellë të Seleçaos në gjysmëfinalen e "Brazil 2014" nga Gjermania me rezultatin tenistik 7-1. Pas kësaj ndeshjeje Federata Braziliane e Futbollit i ka ofruar "O Rei"-t postin e trajnerit.

"Ishte më e rëndë se "Marcanazo" edhe pse bëhet fjalë për epoka të ndryshme. Pas atij Botërori në Brazil më 1950 Kombëtarja fitoi 3 tituj me mua. Më kontaktonin çdo javë për tu bërë trajner por unë i refuzova ofertat: ka ndodhur pas 7-1-shit. Mund ta ndihmoj më shumë futbollin duke qëndruar larg ndonjë pankine", është shprehur Pele për "DPA".

Më pas braziliani foli edhe për Messin: "Është një futbollist i madh, pa dyshim. Nuk mund të qortohet vetëm se nuk fitoi kupën. Mund ta provoj në Rusi". /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori