Pele: Ronaldo dhe Messi janë të shkëlqyer, por mes tyre zgjedh Messin
Fjalë të mira për dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin nga legjenda e futbollit brazilian, Pele.

"Gjithmonë them se nuk mund të bëj një krahasim mes Messit dhe Ronaldo. Cristiano është një lojtar i shkëlqyer, dhe një golashënues i vërtet. Po ashtu edhe Messi shënon, por luan edhe prapa", ka deklaruar Pele.

Ai ka thënë se nëse do të duhet të zgjedh njëri prej dy lojtarëve, atëherë do të zgjedhte Lionel Messin.

"Të dy do të ishin të rëndësishëm në skuadrën time, por nëse do të zgjidhja njërin prej tyre, ai do të ishte Messi", tha Pele. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori