Pele shet gjithë karrierën e tij sportive (FOTO)

Legjenda e futbollit botëror dhe njëkohësisht i cilësuar si futbollisti i shekullit, Pele, ka vendosur të shesë të gjithë jetën e tij sportive.

Sendet e fituara dhe të dhuruara gjatë një karriere prej rreth 6 dekadash janë nga më ekzotiket dhe më të rrallat, përfshirë këtu dhe tre medaljet e arta të tre Botërorëve të fituar, si i vetmi sportist në historinë e futbollit.

Një kopje e kupës së botës është dhe sendi më me vlerë që ai ka dhe që vlerësohet rreth 420.000 dollarë. Medaljet e arrta mendohet të kushtojnë 141.000 dollarë secila dhe topi që shënoi golin e 1000 në karrierë mund të shitet mbi 42.000 dollarë.

Vitin e shkuar Pele u shtrua në spital pas disa problemeve shëndetësore, megjithatë nuk dihet ende nëse ky vendim i marrë prej tij ka një qëllim biznesi apo arsye shëndetësore.
Shtuar më 02/06/2016, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori