Pele uron Neymarin për thyerjen e rekordit të tij
Pëlqej
Tri herë fituesi i Botërorit e sheh lojtarin e PSG më të mirë se ai në paraqitjet e tij derisa shpreson që Neymar të kalojë edhe rekordin e golave të tij në total.

Pele e ka uruar Neymarin që ka kaluar rekordin e tri herë fituesit të Botërorit duke pasur 92 paraqitje me Brazilin – dhe e ka sfiduar lojtarin e PSG’së që ta thyej edhe rekordin e tij të golave të shënuar.

“Urime Neymar Jr, për paraqitjet e juaja në Kombëtare këtë javë”, ka shkruar Pele në Twitter pasi që FIFA e uroi Neymarin për këtë arritje.

“Ju më kaluat mua. Tani vazhdoni dhe thyeni edhe rekordin tim të golave, po ashtu – Brazili ka nevojë për ju”.

Neymar qëndron 18 gola prapa Peles, me 59 dhe ai shpreson që kapiteni i tanishëm i Brazilit ta thyej edhe këtë rekord.
Shtuar më 22/10/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori