Pelegrini: Dua fitore me cdo kusht
Albeu.com
Reali i Madridit do të luajë sot ndaj Atletikos në derbin e qytetit. “Merengesit” nuk humbasin në “Bernabeu”, prej dhjetë vitesh. “Atletiko do të jetë një skuadër e fortë, sepse ka shumë lojtarë të talentuar.Ata janë duke luajtur shumë mirë për momentin dhe janë ndër skuadrat më të mira në kampionatin spanjoll".

"Fakti që ata nuk kanë fituar në “Bernabeu” që prej vitit 1999 është një statistikë, por ne do të donim që ata të mos fitonin as këtë vit këtu. Sigurisht që ne duhet të luajmë mirë. Asnjë ndeshje nuk është njësoj, prandaj nuk e dimë nëse ky derbi do të jetë më i lehtë apo më i vështirë se ai që luajtëm në fazën e parë. Ajo që ka rëndësi është të ruajmë formën tonë.”
Shtuar më 28/03/2010, ora 20:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori