Pelegrini i qete ne stolin e tij tek "Galaktiket"
Albeu.com
Edhe përkundër humbjes nga Lion dhe presionit nga shtypi, trajneri madrilen, Manuel Pelegrini, nuk shqetësohet mbi të ardhmen e tij në “Bernabeu”, pasi ka besim se po drejton Realin më të mirë të 15 viteve të fundit.Manuel Pelegrini u gjend në qendër të kritikave nga mediat pas humbjes në mesjavë ndaj Lionit të transfertë në takimin e parë të 1/8 në Ligën e Kampionëve. Por ende spekullohet se drejtuesit “galaktikë” janë duke kërkuar një pasues për trajnerin aktual.

Megjithatë, numri një i stolit të madrilenëve nuk shqetësohet aspak për këtë: “Akuzat nuk pasqyrojnë aspak gjendjen reale të ekipit. Ne udhëhiqemi gjithmonë nga synimi për të fituar çdo takim, si brenda ashtu edhe jashtë. 95 për qind e njerëzve e pëlqejnë mënyrën si po luajmë. Ky është Reali më i mirë i 15 viteve të fundit, në të gjitha aspektet. Mund të mbledhim më shumë pikë, por kjo do të thotë që duhet të shënojmë më pak. Nuk është kjo ajo që duam”.
Shtuar më 21/02/2010, ora 01:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori