Pelegrini porosit lojtaret per Xeresin
Albeu.com
Trajneri kilian deklaroi se ekipi Mbretëror është fokusuar në ndeshjen kundër Xeresit dhe se nuk i intereson që tani ndeshja kundër ekipit Frances të Lionit, kështu që të mundohen që në cdo ndeshje të kampionatit të fitojnë pikë maksimale."Jemi të përqëndruar së pari tek Xeres dhe më pas do mendojmë per Lionin"-deklaroi trajneri mbretëror pas seancës stërvitore të ditës së sotme.
"Shumë me rëndësi është të mbajmë përqëndrimin në skuadën e Xeresit sepse ata tanimë janë në pjesën e poshtme të tabelës së klasifikimit."

Me rikthimin e Kristiano Ronaldos në skuadër trajneri tha që pret nga ai vetëm të tregoj formën që kishte para se të suspendohet para dy ndeshjesh.
"Më e mira e Kristianos është cfarë ai ka bërë deri më tani për skuadën", përfundoi trajneri i Real Madrid-it.
Shtuar më 13/02/2010, ora 01:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori