Pellegrini: Luajtëm ndaj një ekipi të vogël që përpiqej të mbrohej
Pëlqej
Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka thënë se Chelsea luajti si një ‘ekip i vogël’ në barazimin prej 1-1 në Etihad Stadium.
Kampioni i Ligës Premier e dominoi takimin përballë liderit, mirëpo u gjet në disavantazh pasi mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Megjithatë, inkuadrimi i ish-mesfushorit të Chelseat, Frank Lampard, bëri që klubi nga Etihad të nxirrte një barazim.

“Mendoj se zhvilluam 90 minuta ndaj një ekipi të vogël, i cili përpiqej të mbrohej, përpiqej t’i mbante 10 lojtarë përpara portës së vet, ndërsa ne ishim skuadra që e dëshironim fitoren që nga minuta e parë”.

“E kishim të vështirë të shënonim, por në fund ia dolëm. Nuk dua ta analizoj Chelsean. Nuk është detyrë e imja që të analizoj se çfarë bëjnë skuadrat tjera”, ka deklaruar Pellegrini.
Shtuar më 22/09/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori