Pellegrini "ngacmon" Liverpoolin: Askush s'e zëvëndëson Suarezin
Pëlqej
Tekniku i Manchester City-t Manuel Pellegrini ka ndezur duelin e titullit të sezonit të shkuar, me një provokim për Liverpoolin në prag të ndeshjes të së hënës.

"Është e vështirë që pas vetëm një ndeshjeje, të arrish në konkluzione se mungesa e Luis Suarez, një sulmues që shënoi 31 gola në 33 ndeshje të kampionatit sezonin e shkuar, nuk do të ndihet. Unë mendoj se ata do ta ndiejnë gjithnjë mungesën e Suarezit, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm", ka thënë tekniku i "Citiziens".

Balotelli? "Nuk mund të flas shumë për të, sepse kur ai ishte në Manchester, unë nuk isha menaxher. Por unë e njoh karakterin e tij, dhe nëse Liverpooli mendon se ai është një lojtar perfekt për ta, atëherë do jetë perfekte si për Marion, ashtu edhe për klubin", vijoi Pellegrini.

Ndeshja? "Unë u them gjithnjë lojtarëve se këto sfida vlejnë 6 pikë, veçanërisht kur luan kundër skuadrave si Liverpuli, Arsenali apo Chelsea", tha gjatë konferencës për shtyp tekniku kilian. /albeu.com/



Shtuar më 23/08/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori