Penallti dhe pozicione jashtë loje, Serie A pushtohet nga polemikat (FOTO LAJM)
Fiorentina-Napoli, episodi kyç ndodh në minutat shtesë të ndeshjes: Cuadrado kalon
Inler, i cili e pengon. Është më shumë se sa një
penallti, por arbitri Calvarese i tregon kartonin e kuq kolumbianit për simulim. Moviola tregon krejt të kundërtën:
Inler nuk ka aspak lidhje me topin dhe godet qartë Cuadradon.
Ndeshja përfundoi 1-2 në favor të skuadrës së Benitez, por
Serie A është pushtuar nga
polemikat pas një sërë gabimesh shumë të rënda të arbitrave në 10 javët e para të
Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2013,
ora 14:10