Penalltitë në Serie A, Milani i pari, Juventus i fundit
Pas sfidës plot polemika kundër Romës, kapiteni kryeqytetas Francesco Totti u shpreh ashpër kundër Juventusit, duke i akuzuar kampionët se gjithmonë janë të "përkëdhelur" nga arbitrat, kur bëhet fjalë sidomos për dhënien e penalltive.

Por gazeta torineze "TuttoSport" ka bërë një renditje të ndarë në dy epoka, e para nga pas "Calciopoli"-t e deri më sot dhe tjetra nga viti 1998 deri para "Calciopoli"-t. Shifrat thonë se nëse ka një skuadër që mund të jetë ndihmuar, ajo nuk është Juventusi, e cila renditet e fundit.


Nga 2006-ta e sot - Nga kjo periudhë kohë, është Milani që ka koleksionuar më shumë, 74 penallti në favor në 310 ndeshje, e ndjekur nga Roma me 66, Napoli me 61, Interi e Lacio me 52 dhe Juvja me 47 (duke llogaritur edhe kampionatin që torinezët luajtën në Serie B, për 314 ndeshje në total).


Përpara "Calciopoli"-t - Në një tjetër periudhë kohe, nga 1998 deri në 2006- n, në krye të penalltive në favor qëndron sërish Milani, me 70 në 280 ndeshje, Roma e dyta me 57, Lacio (55) dhe Napoli me 54, me Juventusin dhe Interin të fundit, me 53. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2014, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori