Në merkaton e verës, braziliani
Malcom ishte shumë pranë kalimit te
skuadra e
Romës, madje pati arritur marrëveshjen me verdhekuqtë, por ndërhyrja e Barcelonës ndryshoi gjithçka.
Ish-lojtari i
Bordo është një rezervë te spanjollët dhe sipas mediave spanjolle, ai po kërkon një mundësi për të kaluar te
skuadra e
Romës.
Gjetja e akordit do të jetë shumë e vështirë pas tradhëtisë që ai i bëri
Romës. Kujtojmë që Barcelona shpenzoi 41 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin e
Bordo. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2018,
ora 14:01