Pennant largohet nga Liverpooli?
Pëlqej
Albeu.com
E ardhmja e Jermaine Pennant në Liverpool, është vënë në pikëpyetje, pasi anësori gjithmonë e më vështirë po gjen vend në përbërjen e Benitez.
Pennant duket se nuk është në planet e Benitez, derisa ish-futbollisti i Birminghamit dhe Arsenalit, ka vetëm tri paraqitje këtë sezon me të kuqtë.

“Kam qenë i befasuar kur lexova në mediume për disiplinën e tij. Ai u vonua një ditë dhe kjo është normale. Por herën tjetër ai nuk ishte pjesë e formacionit dhe të gjithë filluar të flasin për këtë”, ka thënë Benitez.

“Ai punon, stërvitet në çdo stërvitje me pjesën tjetër tё lojtarëve, është i gatshëm dhe do të jetë në ekip kur do të mendoj se është i nevojshëm. Kjo është kjo. Nuk di çfarë do të ndodhë në janar. Sigurisht ka ekipe që interesohen për të dhe do të vendosim çfarë është më e mirë për të ardhmen e tij”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Shtuar më 15/11/2008, ora 15:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori