Pennant zyrtarisht kalon ne Zaragoza
Albeu.com
Real Zaragoza ka kompletuar transferimin e Jermaine Pennant, pasi arriti marrëveshje me anësorin, kontrata e të cilit me Liveproolin skadoi në fund të sezonit.Ish-i riu i Arsenalit i kaloi testet mjekësore me klubin spanjoll mbrëmë dhe nënshkroi marrëveshje trevjeçare, për të ndihmuar Zaragozën e rikthyer këtë sezon në Primera Division.

“Dëshiroja të vij në Spanjë dhe kisha oferta të rëndësishme nga shumë klube tjera të Evropës, por dëshirova të kaloj në Zaragoza. Vërtet dua të filloj sa më shpejt që është e mundur dhe të kem një sezon të mirë”, ka thënë anglezi.

Pennant pjesën e dytë të sezonit të fundit e kaloi i huazuar te Portsmouth, pasi nuk arriti të luftojë për vend në formacionin e parë të Benitez.
Shtuar më 10/07/2009, ora 18:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori